Sport

Miami Heat presin rikthimin e Bam Adebayo


Miami Heat ka marrë lajme të mira për rikthimin e një prej lojtarëve të tyre kryesorë, pasi qendra Bam Adebayo do të rikthehet kundër Toronto Raptors të hënën.

24 vjeçari, Adebayo, është ende duke u përgatitur, duke ushtruar me ekipin që ka qenë jashtë për gjashtë javë, sipas raporteve nga burimi i brendshëm i ESPN, Adrian Wojnarowski.

Fituesi i medaljes së artë Olimpike në Tokio 2020 iu nënshtrua një operacioni më 5 dhjetor në gishtin e madh të djathtë.

Me rikthimin e Adebayo, Heat do të përfitojnë nga fuqia e tij sulmuese dhe dominimi i tij, ku para lëndimit kishte regjistruar një mesatare prej 18.7 pikësh dhe 10.2 kërcime.

Sapo Adebayo të kthehet, ashtu siç u kthye edhe Jimmy Butler përballë Hawks, edhe lojtarë të tjerë do të rifitonin një tjetër rol në Miami Heat.

Do të kishte ndryshime në formacionin fillestar të Miami, që do të nënkuptonin më pak rëndësi për dy lojtarë të tjerë, Omer Yurtseven dhe Max Strus.

Yurtseven ka mesatarisht rreth 11 pikë dhe 14 kërcime në 10 ndeshje gjatë mungesës së Adebayo, ndërsa Strus, me mesatarisht 11.5 pikë për ndeshje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore