Sport

Mevlan Zeka shpallet futbollisti më i mirë i javës në Superligën e Kosovës


Sulmuesi i Gjilanit, Mevlan Zeka, është shpallur futbollisti më i mirë i javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, duke e fituar çmimin “Ylli i Javës”.

Zeka në ndeshjen kundër Dritës ishte njëri nga më të angazhuarit dhe tregoi lojë shumë të mirë.

Përveç kësaj, ai realizoi edhe golin e barazimit nga penalltia, duke qenë më meritori që Gjilani mori një pikë në derbin e anamoravës.

Sulmuesi anësor i SC Gjilani u shpreh i lumtur që mori këtë çmim, derisa theksoi se skuadra e tij është afër arritjes së objektivave të këtij edicioni.

“Kënaqësi e veçantë të shpallesh ‘Ylli i Javës’ sidomos në ndeshjen derbi të qytetit, kur dihet rivaliteti i dy klubeve. Personalisht po kaloj në një formë të mirë tek SC Gjilani dhe po e ndihmoj skuadrën drejt arritjes së objektivave, pasi tani jemi në finale të Kupës dhe shumë afër sigurimit të plasmanit në Evropë”, tha Zeka.

“Për formën timen padyshim që duhet të falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik, të cilët më kanë ndihmuar shumë. Ky çmim i dedikohet tifozëve ‘Skifterat’, të cilët pavarësisht rrugëtimit tonë, e që nuk ka qenë i lehtë, na kanë qëndruar gjithmonë afër gjatë tërë vitit”, tha Mevlan Zeka për faqen zyrtare të FFK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore