Shqipëria

Meta shfajëson Berishën nga 21 janari: Përgjegjës janë Basha dhe Rama


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka shfajësuar tërësisht ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha, nga akuzat që kanë rënduar shpesh mbi të se është përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë një proteste të Partisë Socialiste (opozitë e asaj kohe), u vranë katër protestues.

Sipas Metës, përgjegjësit e vërtetë për atë ndodhi, janë kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministri aktual, Edi Rama.

Madje, Meta ka shpjeguar edhe disa detaje të asaj kohe.

“Më kishin informuar paraprakisht që në protestën e 21 janarit, do të kryheshin vrasje”, tha Meta. “Lajmi më erdhi nga një mik i imi nga jashtë”.

Pretendimi i Metës është ai se ky person – të cilin nuk e përcaktoi se kush ishte – i kishte kërkuar të vlerësonte situatën dhe të jepte dorëheqjen.

Asokohe, Meta akuzohej për një aferë korruptive, pas një videopërgjimi që bëri publik ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti.

Madje, edhe protesta e 21 janarit, ishte kryesisht e nxitur nga kjo akuzë ndaj Metës.

Nga ana tjetër, faktin se pse Basha dhe Rama janë përgjegjës, Meta e justifikon me pozicionimet e kohës.

Basha qe ministër i Brendshëm dhe si i tillë, drejtonte Policinë në vitin 2011. Vetë Basha, i pari garantuar Berishës, se nuk do të kishte asnjë incident në protestë.

Mirëpo, disa demonstrues, të nxitur nga Rama, e përshkallëzuar situatën në atë pikë. ndaj, nga gjithë skenari i krijuar, kaloi çështja në përshkallëzimin e dhunës.

Por sërish, pavarësisht se ishte kryeministër i asaj kohe, Berisha nuk kishte asnjë gisht në këtë pjesë të historisë së Shqipëri. Fakti se Basha ishte ministri i Brendshëm, e bën këtë të fundit përgjegjës nga pala e Qeverisë, për vrasjet e 21 janarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore