Aplikacione

Meta po përditëson Threads


Shefi i Instagramit, Adam Mosseri, ka njoftuar se Meta po publikon një opsion në Threads që ju lejon të fshini llogarinë në këtë platformë pa pasur nevojë ta fshini atë në Instagram.

Për ta realizuar këtë, përdoruesit do të kenë opsionet “Delete” ose “Deactivate Profile”.

Megjithatë, kjo veçori ende nuk është publikuar për përdoruesit, por pritet të bëhet e qasshme së shpejt.

Aktualisht, në Threads, ekziston vetëm opsioni “Deactivate Profile”, që e pezullon llogarinë por nuk e fshin përgjithmonë, duke mbetur lidhur me llogarinë në Instagram.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore