Shqipëria

Meta, për heqjen e pasaportave diplomatike të Kombëtares “i paprecedent dhe një hakmarrje primitive”


“Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin”.

Kështu u shpreh në një postim në median sociale Facebook, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas Metës, është absurde që të pengohet mbajtja e pasaportave nga kuqëzinjtë, që e futën Shqipërinë në Evropë.

“Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese”.

Meta e mbyll postimin duke thënë se vendimi i Qeverisë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, do të mbetët i pacenuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore