Aplikacione

Meta ndal “Facebook News” në disa vende evropiane


Meta ka njoftuar se do të ndërpresë “Facebook News” në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani më vonë këtë vit.

Megjithatë, përdoruesit ende do të shohin linqet e artikujve të lajmeve në feed-in e tyre të zakonshëm të Facebook.

Mediat evropiane do të vazhdojnë të kenë qasje në llogaritë dhe faqet e tyre në Facebook për të ndarë lajmet e tyre pasi ndryshimi të zbatohet në dhjetor, sipas Meta.

A New Destination for News in the UK | Meta

Facebook nuk do të bëjë marrëveshje të reja komerciale për përmbajtjen e lajmeve në “Facebook News” në këto tre vende dhe nuk do të zhvillojë produkte të reja për kompanitë mediale në këto tregje.

“Facebook News” mbulon më pak se 3% të përmbajtjes që shihen në feed-in e përdoruesve të Facebook. Kështu, Meta po ndryshon qasjen e tyre ndaj përmbajtjes së lajmeve në rrjetin social.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore