Shqipëria

Meta: Rama probleme me demokracinë, zgjedhjet dhe llogaridhënien


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një dalje publike, ka shprehur pakënaqësitë nga menaxhimi i Qeverisë për situatën e pandemisë Covid-19. Sipas tij, pa pasur një plan të qartë dhe të sigurt të furnizimit me vaksina, vendi rrezikon një katastrofë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Meta ka akuzuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se ai ka “problem me demokracinë, zgjedhjet dhe llogaridhënien”.

“Nuk ka asnjë problem Meta me zotërinë, detyra e tij është bllokimi i vendit, sepse kërkon me pahir pushtetin”, shprehet Meta.

Presidenti është shprehur se nuk i trembet policisë së Shtetit. Ai ju ka bërë thirrje policeve te “mos keqpërdoren” sepse janë në një monitorim. Përndryshe, nuk do mbaj përgjegjësi për fatin qe do t’u rezervoje populli shqiptar.

“Unë jam President i Republikës, jam ushtar i parë i Republikës së Shqipërisë, jam dhe student i Dhjetorit ’90”, shprehet ai.

Gjithashtu deklaron se Rama “do të marrë peng PS-në” pas zgjedhjeve. Sipas tij, Rama ka shpërdoruar gjithë buxhetin e shtetit, reformën në drejtësi për dhe ka shpërdoruar pronën.

“Planet konfuze, të ndryshueshme, jo transparente për vaksinimin, njëkohësisht nuk mund të jenë alibi për të braktisur me mijëra qytetarë të infektuar dhe dhjetëra të tjerë që për fat të keq po humbin jetën çdo ditë”, është shprehur ai.

Drejtuar Qeverisë, kriteret e ndarjes dhe përzgjedhjes selektive të vaksinimit, janë tipike për “diktaturat dhe diktatorët”.

Presidenti shprehet se është “për të ardhur keq” që u bë gati një vit që janë “injoruar” të gjitha kërkesat e presidentit.
“Çdo gjë është përpjekur të politizohet me improvizime”, ka shprehur Meta.

Në lidhje me rrugën e Selenicës, Meta deklaroi se kanë ardhur banorët e Selenicës tek ai duke thënë se pse nuk është miratuar ky projekt. Ai ka akuzuar se “zotërinjtë e duan Vlorën për ta futur në xhepat e tyre, aq sa duan ta fusin e edhe unazën e Vlorës në xhep”.

“Nuk kam shkuar unë tek ato. Unë i kam dëgjuar shqetësimet e banorëve, jam gati të shkoj edhe me ato”, shprehet Meta.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore