Shqipëria

Meta i gatshëm për çdo datë të zgjedhjeve vendore


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një prononcim për shtyp deklaroi se në takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj kanë diskutuar për datën e zgjedhjeve vendore.

“Qëndrimi im ka qenë shumë i qartë. Data duhet të caktohet sa më shpejt. Data i takon Presidentit të Republikës. KQZ duhet të ndërmarrë gjitha veprimet për përgatitje dhe partitë politike gjithashtu”.

Ai theksoi se është i gatshëm për çdo datë zgjedhje.

Më herët gjatë ditës sotme, Meta takoi aleatin e tij kryesor në politikë, Sali Berishën, në selinë e Partisë Demokratike, ku aksioni opozitar ishte temë kryesore e diskutimit mes të dyve.

Meta u pikas në orët e hershme të mëngjesit të 4 tetorit në oborrin e forcës së djathtë politike, së bashku me deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Më pas, ka mbërritur edhe Berisha dhe takimi në tërësi zgjati rreth 40 minuta.

Begaj thërret palët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur në takim krerët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Takimi është i pritshëm në orën 13:00, ku do të jenë të pranishme palët e Partisë Socialiste, asaj Demokratike, si edhe dy grupet e tjera parlamentare opozitare, të kryesuara nga Fatmir Mediu dhe Mesila Doda.

Sakaq ditën e nesërme, 5 tetor, Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë takim me Enkelejd Alibeajn. Takimi pritet të mbahet në orën 18:00.

Një takim më të hershëm ndërkaq, Begaj e ka zhvilluar me Oerd Bylykbashkin, deputetin demokrat, i cili përfaqëson radhët e fraksionit Berisha në PD.

Po ashtu, edhe me Bylykbashin, takimi ka pasur të bëjë mbi datën e zgjedhjeve.

Ndërsa, të hënën e 3 tetorit, Begaj pati takim edhe me kryeministrin, Edi Rama, ku mendohet se një prej pikave të diskutimit, ka qenë caktimi i datës kur vendoret do të mbahen.

Fraksioni kohor i parashikuar në Kushtetutë, është ai i periudhës midis 15 prillit dhe 15 majit, ku katër të diela janë në dispozicion për zhvillimin e procesit zgjedhor.

Fasha e fushatës zgjedhore ndërkohë, zgjat për periudhën një-mujore përpara caktimit të datës.

Ende nuk dihet saktësisht se kur ajo mund të jetë, por në rrugë jozyrtare, Albanian Post mëson se afati i fundit, ai i 14 majit 2023, mund të përcaktohet nga Begaj si i duhur për zgjedhjet vendore.

Aksioni opozitar – Meta takon Berishën në PD

Begaj thërret palët për datën e zgjedhjeve lokale

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore