
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat hodhi akuza për qeverinë për sa i përket përmbytjeve në vend.
“Keqardhje për përmbytjet e ndodhura në Shkodër, jo si rezultat i fatkeqësie natyrore, por si rezultat i qeverisjes më të korruptuar deri në palcë e cila brenda tre muajsh, tre herë e përmbyt Shkodrën për shkak të korrupsionit të saj dhe nuk i dëmshpërblen banorët për pronat, shtëpisë, tokën që i është dëmtuar për faj të qeverisë”.
Ish-presidenti thotë se 1 mijë e 400 hektarët e përmbytur janë rezultat i “administrimit mafioz të sistemit energjetik të vendit tonë”.
“KESH dështoi në Fierzë dhe shkarkon prurjet dhe përmbyt shtëpitë. Fondet e dhëna për kullimin janë skandaloze dhe nuk mund të përballojnë situata të tilla. Hapja pa kontrolluar e portave të kaskadave të Drinit është e papërballueshme për kanalizimin”.
Meta ka komentuar edhe arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, nën akuzën se ka shkelur sanksionet e SHBA-ve ndaj Rusisë, duke e lidhur me takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama në vitin 2017.
“Rama ka raportin më të pasinqertë me SHBA-të. Asnjëherë nuk ka qenë raport vlerash, por raport aferash, raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve për helmimin e miqësisë. Ka përdorur zyrtarët amerikanë për qëllimet e luftës së brendshme politike. Nuk jam aspak i habitur. Skandale të tjera do të dalin. Ju kam thënë për ekzistencën e një mafie ndërkombëtare. Ja ku po dalin”.
Qeveria shqiptare mohon lidhjet me ish-drejtorin e kundërzbulimit të FBI-së
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Rama e quan “frikacak” kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
-
Rama: Do ta cilësojmë ‘kriminel lufte’ tani, George Washington-in e Kosovës?