Shqipëria

Meta e ka paralajmëruar Berishën disa muaj para se të shpallej non-grata


Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se e ka paralajmëruar Sali Berishën disa muaj përpara, para se të shpallej non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Se sa do t’i qëndrojë deklaratës së tij se ky vendim ishte një fletë rrufe, ai është mjaftuar duke thënë se nuk dëshiron të hyjë në çështje të tilla.

E gjitha sepse çka e shqetëson vërtetë është “që Shqipëria t’iu kthehet shqiptarëve, shqiptarët janë më pro amerikanë se amerikanët”.

“E kam paralajmëruar Berishën se do të shpallej non-grata disa muaj para se të ndodhte, në shkurt të atij viti dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha. Rama ishte më kryesori, por ky ishte më i rrezikshmi nga ana e besueshmërisë”, ka deklaruar Meta.

Ai ka treguar se i ka të gjitha informacionet për këto çështje dhe se nuk është aspak i habitur se kjo është çështje aq e rëndësishme sa bëhet, pasi Berisha është politikan që ka një kontribut të veçantë në marrëdhëniet me SHBA-të.

“Nuk kam pasur komunikim direkt me Berishën që do të shpallej non-grata”, ka pohuar ai, duke treguar se ia ka transmetuar përmes një figure mediatike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore