Aplikacione

Meta do ndryshoj rregullat për përdorimin e të dhënave në Evropë


Meta tha se synon të kërkojë nga përdoruesit që gjenden në shtetet e Bashkimit Evropian të japin leje për përdorimin e të dhënave gjatë reklamimit, përfshirë platformën e njohur, Facebook.

Ky hap vjen pasi rregullatorët evropianë kanë ushtruar presion mbi kompaninë për të ndryshuar praktikat e saj të marrjes së të dhënave.

Në muajin janar, rregullatorët evropianë kishin refuzuar të njohin bazën ligjore që Meta kishte përdorur deri atëherë, të njohur si “interesat legjitime”, duke e konsideruar si të papranueshme për përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve në reklamat e saj.

Aktualisht, personat që krijojnë llogari në platformat e Meta, si Facebook dhe Instagram, aktivizojnë një leje që i mundëson Meta të marrë dhe të përdorë të dhënat e tyre.

Për të përballuar kërkesat e rregullatorëve evropianë, Meta ka vendosur të ndryshojë bazën ligjore të përdorur për përdorimin e disa të dhënave në reklama, duke kaluar nga “interesat legjitime” në “pëlqim”. Kjo do të thotë që kompania do të kërkojë lejen e përdoruesve për të mbledhur dhe përdorur të dhënat e tyre në këtë kontekst.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore