Shqipëria

Meta dënon tritolin ndaj Dukës: Akt terrorist


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka quajtur “akt terrorist” vendosjen e tritolit në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, natën e 24 janarit.

Meta e ka dënuar aktin dhe gjithashtu i ka bërë thirrje institucioneve, që të zbardhin me transparencë ngjarjen “shumë të rëndë”.

“Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, shkruan Meta.

Sakaq, vetë Duka, ka thënë se në banesë kanë qenë familjarët e tij dhe shpërthimi është dëgjuar i fortë. Megjithatë, dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Ndërsa, ngjarja, është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore