Boterori 2022

Messi-t i vështirësohet hyrja në shtëpi nga tifozët (VIDEO)


Pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës, rreth 4 milionë tifozë dolën në rrugën e Buenos Aires, për t’i përshëndetur idhujt e tyre.

Kishte mënyra të shumta që argjentinasit donin të jenin sa më afër me lojtarët: Nga ngjitja në autobusin e hapur, deri te kërcimi nga ura mbi të.

Ata u detyruan më pas që të fluturonin me helikopterë të ndryshëm mbi kryeqytetin e Argjentinës, por tifozët prapë gjetën një mënyrë për ta parë nga afër Lionel Messi-n.

Qindra prej tyre kishin shkuar te shtëpia e tij, derisa me orë të tëra kanë pritur për ta parë lojtarin më të mirë të Botërorit 2022.

Ai u kthye të dielën në shtëpinë e tij, por e pati shumë të vështirë të futej në oborr nga turma që ishte mbledhur për ta parë nga afër.

Kujtojmë që argjentinasi e fitoi Kupën e Botës, trofeu i vetëm që i mungoi në karrierën e tij të pasur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore