Sport

Messi shënon super-gol ndaj Australisë (VIDEO)


Lionel Messi e ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen miqësore që Argjentina është duke e zhvilluar ndaj Australisë.

80 sekonda i kanë mjaftuar Messi-t për të zhbllokuar takimin me një gol shumë të bukur.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë mori një top nga Enzo Fernandez, dribloi një kundërshtar dhe dërgoi topin në cepin e portës kundërshtare.

Kujtojmë që argjentinasi është përgatitur për ta nisur aventurën e tij të re MLS te Inter Miami.

Ndërkohë, pas kësaj ndeshje, Argjentina e ka programuar edhe një tjetër miqësore me 19 qershor ndaj Indonezisë, por me gjasë “plseshti” nuk do të jetë në atë ndeshje, pasi që është duke u përgatitur për aventurën e re në futbollin amerikan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore