![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/06/bQRYy10R517bHdO.jpg)
U përcaktua edhe kombëtarja e 31-të që do të marrë pjesë në Kupën e Botës, “Katar 2022”.
Është Australia që mposhti Perunë në play-off pas goditjeve të penalltive me rezultat 5:4.
120 minutat e kësaj ndeshje nuk dhuruan asnjë gol dhe për t’u përcaktuar kombëtarja e radhës që do të marrë pjesë në Kupën e Botës, u nevojit ekzekutimi i 11-metërshave.
Peruanët gabuan në serinë e tretë dhe të gjashtë të penalltive, ndërsa australianët dështuan vetëm në gjuajtjen e parë.
Skuadra e fundit që do të fitojë të drejtën të luajë në eventin më të madh të futbollit këtë vit, do të përcaktohet këtë të martë në sfidën e fundit play-off mes Kosta Rikës dhe Zelandës së re.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Prokuroria e Tiranës i dërgon dosjen e ’21 Janarit’ SPAK-ut
-
Rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit – Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-BE-BERZH
-
Obama mbështet hapur Harris: Do të bëhet një presidente fantastike e SHBA-ve
-
Sveçla për Enver Zymberin: U kthye në shembullin e motivin e qindra vajzave dhe djemve të Kosovës