Sport

Mësohen çerekfinalistët e Ligës Unike, Ylli dhe Peja kualifikohen direkt në gjysmëfinale


Janë mësuar ndeshjet e çerekfinaleve në Ligën Unike.

Sezoni i rregullt i Ligës Unike ka përfunduar dhe në pozitën e parë kanë përfunduar kampionët aktual, Golden Eagle Ylli.

Dy skuadrat e para në rënditjen tabelare janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale, në këtë rast janë Ylli dhe Peja.

Ylli përfunduan sezonin e rregullt të Ligës Unike me 13 fitore dhe vetëm një humbje, Peja radhitej e dyta me nëntë fitore e pesë humbje.

Në pozitën e tretë është Prizreni 16 me tetë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Tirana, Teuta dhe Rahoveci kanë nga shtatë fitore e shtatë humbje, duke përfunduar në vendin e katërt, pestë dhe të gjashtë.

Në dy pozitat e fundit përfunduan Vllaznia dhe Kamza.

Në çerekfinalet e Ligës Unike do të kemi një çerekfinale kosovare, dhe tjetrën shqiptare.

Në çerekfinalen e parë do përballen Prizreni 16 me Rahovecin, ndërsa çerekfinalja tjetër është mes Tiranës dhe Teutës.

Skuadra e cila nxjerrë rezultat më të mirë nga dy ndeshjet e zhvilluara do të jetë gjysmëfinaliste, ku do priten nga Ylli dhe Peja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore