Sport

Mesfushori i Liverpool-it është afër transferimit në Arabinë Saudite


Mesfushori i Liverpool-it, Fabinho, është edhe më afër që të transferohet te skuadra nga Arabia Saudite, Al Ittihad.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, anglezët dhe arabët janë duke i diskutuar kushtet për transferimin e mesfushorit brazilian.

Romano shkruan se edhe Fabinho ka rënë dakord me kushtet e kontratës nga klubi arab, derisa mbeten edhe të zgjidhen edhe disa detaje në mënyrë që Fabinho ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

29-vjeçari ka kontratë të lidhur me klubin anglez deri në vitin 2026, derisa është pjesë e tyre që nga viti 2018 kur ishte transferuar nga Monaco për shumën e 45 milionë eurove.

Gjatë kësaj periudhe, Fabinho ka luajtur në 219 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Liverpool-it, prej të cilave ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore