Sport

Mesfushori i Liverpool-it do të transferohet në Leipzig


Futbollisti i Liverpool-it, Fabio Carvalho, do të luajë sezonin e ardhshëm për skuadrën gjermane, Leipzig.

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një transferim të përhershëm, pasi që “The Reds” nuk duan të heqin dorë nga talenti i tyre, por transferimi do të bëhet si huazim i thjeshtë njëvjeçar.

Siç raporton gazetari i njohur italian, marrëveshja do të bëhet në javën e ardhshme, pastaj do të kryhen edhe testet mjekësore nëse gjithçka shkon sipas planit.

Kujtojmë që 20-vjeçari iu bashkua Liverpool-it në verën e kaluar nga Fulham-i për shumën e 6 milionë eurove.

Ai në këtë sezon është aktivizuar vetëm në 21 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar tre gola.

Megjithatë, Carvalho po konsiderohet një talent me të ardhme premtuese nga drejtuesit e Liverpool-it dhe ata nuk e kanë ndërmen të heqin dorë nga 20-vjeçari, pavarësisht që nuk po ka shumë minuta në dispozicion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore