Shqipëria

Mesazhe kërcënuese – false – për bomba në shkolla në adresë të Policisë


Në adresë të Policisë së Shtetit mësohet se ka mbërritur një email, nëpërmjet të cilit paralajmërohet për sulme me bomba nëpër shkolla.

Në mungesë të përcaktimit të shkollave, dyshohet se një grup radikal ekstremist, duke përmendur “Allah”, tenton të përhapë panik, duke paralajmëruar se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”.

Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit sakaq ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar email-in në fjalë.

Ndërkohë në çdo shkollë të vendit janë marrë masa.

Pranë tyre ka prani të shtuar policore dhe pas kontrolleve në ambientet e institucioneve arsimore, mësimi ka vijuar normalisht.

Policia e Shtetit ndërkaq garanton se nuk ka vend për panik te mësuesit, nxënësit apo prindërit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore