Lajme

Mes shumë tensioneve, shtyhet procesi i zgjedhjes për kryetarin e FSSHK-së


Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës.

Të enjten e 7 prillit, është vendosur që të shtyhet procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Kjo për arsyeje se mbledhja është shoqëruar në mes shumë tensioneve, edhe pse në garë ishte vetëm Tevide Imeri nga Sindikata e Shëndetësisë në Ferizaj.

Delegatët gjatë kësaj mbledhje kanë provuar ta fusin në garë edhe Blerim Sylën, i cili është kryetari aktual i FSSHK-së, kjo ka dërguar në përplasje të ashpra, saqë është dashur edhe prania e Policisë.

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla.

Blerim Syla, ishte zgjedhur në krye të kësaj federate në vitin 2010, ai është rizgjedhur edhe në vitin 2015.

Për shkak të pandemisë Coronavirus, zgjedhjet janë shtyrë deri në vitin 2022.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është organizate përfaqësuese e punëtorëve shëndetësore e cila paraqet organizim sindikal në nivel Federate.

Kjo federatë sindikale ka 12 mijë anëtare dhe përbehet prej 40 sindikatave të organizuara nëpër institucionet shëndetësore në mbarë territorin e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore