Film

“Mërzi e dëshpërim nën det”


Film gjerman 'Das Boot', 1981

Filmi gjerman “Das Boot” nën regjinë e gjeniut filmik, Wolfgang Peterson, është dimension tjetër i filmave me Luftë të Dytë Botërore.

Përtej dimensioneve heroike dhe ideologjike, përtej nacionalizmave frymëzues dhe krenarive ushtarake kombëtare, ky film shpërfaqë traumatizmin dhe monotoninë e ekipit të nëndetëses U-96 të llojit të famshëm gjerman ‘U-boat’.

Nëndetsja gjermane U-96 duke u nisur për në luftën detare në filmin ‘Das Boot’

Që nga fillimi i filmit njihemi me rrëfimet në prapavijë dhe personazhet i njohim përmes bisedave dhe mërzisë së tyre, të etur për aksion për të kapërcyer pasivizmin e tyre e të qëndruarit nën det me muaj e vite të tëra.

Wolfgang Peterson nuk diskuton as politikë e as nuk harxhon kohë në ekzaminim e terroreve të ideologjisë naziste. Ai ka tjetër gjë për të rrëfyer, përtej filmave me nazistë ku disa kokëthatë ndjekin urdhërat e ligë e gjenocidial pa i vënë në pikëpyetje.

Peterson kufizohet vetëm brenda jetës së ekuipazhit të një nëndetëse, dhe s’na lë të gjykojmë nga jashtë, por na shndërron edhe ne shikuesve në personel.

Sekuencë e filmit ‘Das Boot’

Të udhëheqësh një nëndetëse kërkon punë të madhe, dhe regjisori krijon pikërisht këtë përfytyrim se sa kohezion dhe përpjekje ekipore duhet të ketë një kolektiv. Aq shumë punë bëhet kur shpërthejnë bombat sa që është e pamundur të mos mahnitemi me përpjeket e përbashkëta të ekuipazhit.

Nëndetësja gjermane që del të gjuajë anijet aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore bëhet vetë anija e përndjekur. Ndërsa ekuipazhi përpiqet të mbijetojë nën sipërfaqe, ata e shtyjnë varkën dhe veten në kufij të padurueshëm dhe të skajshëm.

Më shumë se një depiksion ideal, ky film tregon arçetipin e një trupe të vetme në përpjekjet e shumë individëve për një qëllim kolektiv.

Sekuencë e filmit ‘Das Boot’

Aq shumë stërmundim e dëshpërim, ky film të ngjet për karrigë me skenat e saj të vështira për tu përballuar emocionalisht. Pikërisht përmes kësaj Peterson na ofron ne pikturën reale të luftes përmes filmit, se sa filmat me tankse e shpërthime dhe ekrane të përgjakosura.

Në fund të filmit, regjisori është përkejdesur që shikuesi ta ketë pasur përvojën dhe pjesëmarrjen e tij në luftë.

Kapiteni i nëndetëses U-96

I prodhuar në vitin 1981 në Gjermaninë Perëndimore, filmi ‘Das Boot’ është një prej filmave me koston më të lartë të prodhimit (diku afër 32 milionë marka gjermane të kohës) në kinematografinë gjermane dhe është nominuar për 6 Academy Awards, 2 prej të cilave kanë shkuar për vetë regjisorin Wolfgang Peterson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore