Shqipëria

MEPJ drejtuar Putin-it: Ul tensionet, zgjidh situatën në mënyrë diplomatike


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, përmes një postimi në Twitter, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të ulë tensionet në Ukrainë dhe ta zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.

“Në këtë situatë të vështirë, dëshirojmë të rikonfirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, shkruan Ministria.

Dy ditë më parë, kjo Ministri u bëri thirrje gjithë shtetasve shqiptarë, të cilët ndodhen në Ukrainë, që të largohen sa më parë nga aty dhe nuk rekomandon asnjë lloj udhëtimi drejt Ukrainës.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo thirrje erdhi për shkak të zhvillimeve më të fundit në Ukrainë, ku njoftimet paraprake nga diplomatët amerikanë, janë ato se pritet një pushtim rus që prej javës tjetër, duke e përshkallëzuar më tej konfliktin.

Disa mjete komunikimi janë vënë po ashtu në gatishmëri për qytetarët shqiptarë në Ukrainë, në mënyrë që të marrin asistencën e nevojshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore