Sport

“Mënyra si e festoi golin”, dyshime se Ronaldo është konvertuar në mysliman


Cristiano Ronaldo e shënoi golin e fitores në mbrëmjen e kaluar për ekipin e tij arab, Al Nassr, derisa skuadra e tij ishte duke humbur me dy gola epërsi në pjesën e parë ndaj ekipit të Al-Shabab.

Portugezi shënoi golin e fitores në minutën e 59-të në që përfundoi me shifrat 3:2, ndërsa këtë herë pati vend edhe për një festë ndryshe.

38-vjeçari festoi në “sexhde”, një veprim që është parë të praktikohet nga shumë futbollistë të besimit islam.

Gjithsesi, ky gjest këtë herë u bë nga CR7, që i bëri qejfin të pranishmëve në stadium teksa së fundmi, tifozët arabë i ishin kundërvënë pas disa gjesteve në nerva e sipër nga luzitani.

Ky gjest nga ana e Ronaldo-s ka filluar të komentohet se shumti nëse ai është konvertuar në mysliman.

Megjithatë, kjo ende nuk dihet se a e ndërroi fenë Ronaldo, apo festa e tij ishte vetëm për t’i kënaqur të pranishmit në shkallët e stadiumit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore