Biznes

Menaxhmenti i ri i FTX zbulon më shumë para që i përkasin konglomeratit


Ekipi i ri i menaxhimit të FTX ka gjetur më shumë para që i përkasin konglomeratit të falimentuar të kriptove.

Çka e ka çuar shifrën në 1.24 miliardë dollarë.

Kjo vjen pasi konsulentët nxitojnë të identifikojnë asetet e kompanisë përpara një seance gjyqësore që do të mbahet në SHBA.

Ekzekutivi i një firme këshillimore, Edgar Mosley, në dosjet gjyqësore ka thënë se ekipet që punonin për të gjurmuar asetet e grupit të goditur kishin gjetur “balanca thelbësisht më të larta të parave” nga sa njiheshin.

Në dosje, kompania ka vlerësuar se kishte 564 milionë dollarë në bilancet bankare pasi vendosi shumat e mbajtura në 144 nga 216 llogaritë bankare që kishte lidhur me FTX dhe më shumë se 100 kompani të lidhura.

Sipas Mosley, konsulentët kishin qenë në gjendje të verifikonin më shumë ekuilibra dhe se po vijohet “të identifikohen dhe verifikohen asetet e grupit FTX në mënyrë të vazhdueshme”.

Ndërkohë shifrat e përditësuara tregojnë shkallën e përpjekjeve ende në vazhdim nga praktikuesit e falimentimit për të kapur pozicionin financiar të FTX.

Shefi i ri ekzekutiv, John Ray III, e ka kritikuar menaxhmentin e mëparshëm nën Sam Bankman-Fried për një “mungesë të plotë të informacionit financiar të besueshëm”.

Shifrat e reja të parave përfshijnë rreth 400 milionë dollarë në llogaritë që i përkasin kompanisë tregtare të Bankman-Fried, Alameda Research, të cilat nuk ishin përfshirë në llogaritjen e mëparshme.

Sakaq, seancat dëgjimore mbi falimentimin e FTX do të fillojnë në gjykatën federale në Delaware, ku perandoria e kriptove me seli në Nassau e udhëhequr nga Bankman-Fried paraqiti mbrojtjen pasi pësoi një krizë likuiditeti.

Referuar dosjeve të mëparshme, falimentimi përfshin të paktën dhjetë miliardë dollarë në aktive dhe detyrime dhe mund të përfshijë më shumë se një milion kreditorë.

Por rënia e FTX e ka tronditur sektorin e aseteve digjitale.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe, ra nën 16 mijë dollarë për t’u tregtuar me 15,692 dollarë.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore