Lajme

Meloni sinjalizon Kinën se Italia planifikon të dalë nga nisma e saj


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i sinjalizoi privatisht homologut kinez Li Qiang se Italia po planifikon të dalë nga një pakt investimi që është bërë një provë e marrëdhënieve të vendit të saj me SHBA-të.

Lajmi u bë i ditur nga kompania mediatike “Bloomberg”.

Gjatë një takimi të shtunën në margjinat e një samiti të Grupit 20 në Indi, Meloni i tha Li-s se Italia planifikon të tërhiqet nga nisma e nënshkrimit të Presidentit kinez Xi Jinping, “Brez dhe Rrugë”.

Kryeqeveritarja ndërkohë ende kërkon të mbajë marrëdhënie miqësore me Pekin-in, sipas një personi të njohur me këtë çështje, i cili kërkoi të mos përmendet emri.

Italia nënshkroi zyrtarisht për paktin në vitin 2019.

Kryeministrja italiane ka marrë kohën e saj para se të vendosë se si të komunikojë vendimin e qeverisë së saj për të dalë nga pakti global i infrastrukturës, nga frika e hakmarrjes tregtare.

Bloomberg raportoi në fillim të këtij viti se Italia u ka sinjalizuar aleatëve se synonte të tërhiqej nga nisma, por Meloni prej muajsh është përhumbur nga një dilemë se si t’i japë një vendim të tillë Pekinit duke kufizuar rrezikun e hakmarrjes.

Meloni ka thënë se do të vizitojë Kinën në muajt e ardhshëm dhe çështja është e ndjeshme, veçanërisht pasi ambasadori i Kinës në Itali kishte paralajmëruar se do të kishte “pasoja negative” për Italinë nëse ajo tërhiqej nga marrëveshja.

Meloni mund të sinjalizojë planin për të dalë nga Pakti i Kinës gjatë vizitës në SHBA

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore