Lajme

Meksika, plane të mëdha për marihuanën


Meksika pritet të kthehet në tregun më të madh legal të kanabisit në botë teksa ligjvënësit përgatiten të diskutojnë propozimin e legalizimit të marihuanës rekreative.

Agjensia e lajmeve, NBC News, shkruan se Martha Tanle Martinez, anëtare e komitetit të shëndetit, ka zbuluar në platformën Twitter se Dhoma e Deputetëve pritet të marrë çështjen në fillim të javës së ardhshme.

Katër muaj më parë, Senati ka miratuar legalizimin e kanabisit mjekësor, ndërsa dy muaj më vonë, Ministria e Shëndetësisë publikoi rregulla lidhur me përdorimin e saj.

Vicente Fox Quesada, ish presidenti meksikan, i cili është anëtar i bordit në kompaninë globale të marihuanës mjekësore të quajtur Khiron Life Sciences, është shprehur se e sheh legalizimin si një potencial të Meksikës për të fituar para në krijimin e vendeve të nevojshme të punës, në investimet ekonomike dhe në përparimet mjekëaore.

Gjithashtu, rregullimi mund të ndihmojë në uljen e dhunës së kartelit në vend.

“Shumë gjëra të mëdha do të ndodhin”, ka thënë Vicente duke shtuar se po e zhvendosin marihuanën nga duart e kriminelëve dhe po e çojnë te shitësit me pakicë dhe te fermerët.

Përpjekjet e Meksikës për krijimin e një tregu kanabisi kanë nisur që në vitin 2015 kur një gjykatë federale vendosi në favor të kanabisit mjekësor për arsye mjekësore për shkak të një rasti të një vajze të re, e cila vuante nga një formë e rëndë e epilepsisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore