Kosova

Mehaj takohet me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes: Vazhdojmë së bashku në mbështetje të Ukrainës


Ministri i Punëve të Brendshme, Armend Mehaj, po merr pjesë në margjinat e konferencës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s nê Bruksel, ku morën pjesë rreth 50 shtete.

Ai ka thënë se së bashku me Gjeneral Bashkim Jashari, “patëm mundësinë e shkëlqyer të takohemi me  Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe komandantin e Komandës Amerikane për Evropë, i cili njëkohësisht është edhe Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë”.

“Gjithashtu, takuam edhe ministra e shefa të shumtë të mbrojtjes, si të Kanadasë, Holandës, Shqipërisë, Kroacisë, Polonisë, Letonisë dhe Malit të Zi. Vlen të rikujtoj se ky është përfaqësimi më i lartë deri më tani i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së, së bashku, në nivelin ndërkombëtar të mbrojtjes”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Sipas tij, ftesa e SHBA-së në këtë grup, rikonfirmon besimin e fuqishëm dhe partneritetin e ngushtë mes nesh si dhe ndaj institucioneve tona të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Vazhdojmë së bashku në mbështetje të Ukrainës dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit kudo në Botë”.

Ndryshe, në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel, ka marr pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjeneralmajori Bashkim Jashari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore