
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se me përkushtimin e SHBA-ve dhe NATO-s jemi më të fortë kundër të gjithë atyre që kërcënojnë dhe rrezikojnë vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë kudo në botë.
Mehaj në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka komentuar nisjen e punimeve për shndërrimin dhe modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s.
“Është edhe një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe më gjerë”.
“Orientimi i qartë euroatlantik i kombit dhe shteteve tona për NATO-n e fuqishme, konfirmon besimin e plotë të ndërtuar natyrshëm mes nesh dhe aleatit të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Mehaj.
/Albanianpost.com-
Zbulohen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së
-
Ambasada e ShBA-së për shtetaset kosovare të kthyera nga Siria: Kosova lidere globale në bashkëpunim kundër terrorizmit
-
Bashkëpunimi i Serbisë për rastet e krimeve të luftës, kriter për integrimin evropian
-
Luftëtari më i mirë F-16 nuk i përket Forcave Ajrore amerikane