Kosova

Mehaj me dy ish-ministrat e Mbrojtjes bënë homazhe në Koshare


Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, së bashku me dy ish-ministrat e Mbrojtjes, Anton Qunin dhe Fadil Hadërgjonaj, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial i Betejës së Koshares.

“Sot, menjëherë pas kthimit nga vizita shumë e suksesshme në SHBA, së bashku me ish-ministrat e mbrojtjes, z.Rrustem Berisha dhe z. Anton Quni, si dhe gjeneral Fadil Hadërgjonaj, rruga natyrshëm na dërgoi në Kosharen Legjendare”, bëri të ditur ministri Mehaj.

“Së bashku me ta, protagonistë të gjallë të luftës dhe bashkëluftëtarë nga gjitha trojet shqiptare, si kolonel Feriz Trezhnjeva nga Tropoja, në Kompleksin Memorial të Betejës së Lavdishme të Koshares, bëmë homazhe në nderim të 113 Heronjëve të Kombit e Atdheut”.

“Lufta dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, vazhdoi ministri kosovar, “dhe gjithë popullit, bashkë me mbështetjen e jashtëzakonshme të SHBA-së dhe aleatëve tjerë, mbeten përjetësisht binomi meritor i Lirisë sonë të shenjtë! Lavdi e përjetshme heronjëve të Brigadës së Famshme” Agim Ramadani” dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Atdheut!”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore