Kosova

Mehaj: 127 ushtarë u larguan nga FSK-ja gjatë vitit 2022


“127 ushtarë u larguan nga Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2022”.

Kështu tha Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj, teksa po raporton para anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje.

Por, për Mehajn, kjo shifër nuk është alarmante.

“Nuk është një shifër alarmante pasi ka ndodh përgjatë viteve në FSK, por i njëjti trend ndodh edhe në vendet e rajonit”.

Ai thotë se “në çdo ushtri të botës futen e dalin njerëzit”.

“Kur ta krahason me rajonin nuk është alarmante, nuk është mirë me qenë shqetësim për popullin”.

Kur është pyetur për blerjet ushtarake të FSK-së, ai ka theksuar se nuk mund të jep detaje, por e ka pohuar një gjë të tillë.

“Po ka pas blerje ushtarake për mbrojtje të territorit të Kosovës”.

Mehaj, ka folur edhe për shërbimit ushtarak të detyrueshëm.

“Ne po punojmë koncepte me shtetet e tjera që kanë ushtrinë e obligueshme, mandej të shohim”.

Ai ka tregua edhe për arriturat e FSK-së, derisa ka shtuar se për momentin “i kemi 86 pjesëtarë në 10 shtete të ndryshime”.

“Gjatë vitit 2022 janë rekrutuar 1230 ushtarë të rinj. Ushtarakët ndjekin trajnime në akademitë më të mëdha ushtarake në botë. Synimi ynë është anëtarësimi në NATO”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore