Familja

Meghan Markle e gatshme për të vazhduar tutje me podkast, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Spotify


Muaj pasi Meghan Markle dhe Princi Harry ndërprenë kontratën e tyre me platformën transmetuese Spotify, tanimë është zbuluar lëvizja e tyre e radhës në botën e podkasteve.

Dukesha e Sussex nënshkroi një marrëveshje të re podcast me Lemonada Media – pasi Deadline raportoi i pari lajmin të martën e 13 shkurtit, një njoftim doli në faqen e re të çiftit.

Përveç sezonit të vetëm të emisionit të saj “Spotify Archetypes” që tani po shpërndahet në të gjitha platformat e podcast-it, Meghan është gjithashtu e vendosur të nisë një shfaqje të re që do të drejtojë, megjithëse nuk janë zbuluar detaje të mëtejshme mbi projektin pa titull, transmeton AlbanianPost.

“Jam krenare që tani mund të ndaj që po bashkohem me ekipin e shkëlqyer në ‘Lemonada’ për të vazhduar dashurinë time për podkastet”, tha Meghan në një deklaratë.

“Të jesh në gjendje të mbështesësh një kompani të themeluar nga gra me një listë podkastesh që provokojnë mendime dhe shumë argëtuese është një mënyrë fantastike për të nisur vitin 2024. Plani ynë për të ripublikuar ‘Archetypes’ në mënyrë që më shumë njerëz tani të kenë akses në të, si dhe të lançojmë një podcast të ri dinamik është në punë. Unë jam shumë e etur që të mund ta ndaj së shpejti dhe jam shumë e lumtur që i bashkohem familjes Lemonada”, shtoi ajo.

CEO dhe bashkëthemeluesja e Lemonada, Jessica Cordova Kramer, u shpreh po ashtu e lumtur për marrëveshjen e arritur me Meghan.

“Ne jemi përtej të nderuar që Meghan na ka besuar neve për të ndihmuar në demokratizimin e aksesit në ‘Archetypes’, dhe se shumë njerëz në mbarë botën do të kenë akses në emision së shpejti. Talenti i Meghan si prezantuesja, krijuesja dhe bashkëbiseduesja e emisionit është i pashembullt dhe ne jemi të emocionuar që bashkë-krijojmë një seri të re me të që nxit qasjen e saj për të krijuar art që ka rëndësi”, tha Karmer.

Meghan, 42 vjeçe, dhe Princi Harry, 39 vjeç, njoftuan një partneritet shumëvjeçar midis Spotify dhe kompanisë së tyre të prodhimit, “Archewell Audio”, në vitin 2020 me qëllimin për të “ndërtuar komunitetin përmes përvojës së përbashkët, narrativave dhe vlerave”.

Në qershor të vitit 2023, Meghan dhe Harry njoftuan se marrëveshja e tyre me Spotify kishte përfunduar.

Në një deklaratë të përbashkët thuhej: “Spotify dhe Archewell Audio kanë rënë dakord reciprokisht të ndahen dhe janë krenarë për emisionet që kanë bërë së bashku”.

Princi Harry dhe Meghan Markle ndërprejnë kontratën 20 milionë dollarëshe me Spotify

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore