Jetesë & Stil

Meghan Markle dhe Princi Harry ndajnë një foto të paparë nga vizita në Kanada


Meghan Markle dhe Princi Harry kanë folur hapur mbi vizitën e tyre “domethënëse” në Kanada për mbajtjen e Lojërave “Invictus 2025”.

Dyshja duket se janshja duket se janë fansa të kulturës dhe traditave kanadeze, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

“Na pëlqeu të ktheheshim në Kanada, një vend kaq domethënës për të dy ne. Ishte një nder të isha i mirëpritur nga Four Host First Nations”, teksa shënuam ‘One Year To Go’, së bashku me trajnerët e Invictus, konkurrentët dhe familjet”, thanë Duka dhe Dukesha e Sussex në një deklaratë.

“Na mbushen zemrat të jemi edhe një herë të rrethuar nga populli, ushqimi dhe kultura kanadeze. Ne ndjemë frymën dhe emocionin ‘Invictus’ në të gjithë Whistler-in dhe Vankuver-it dhe jemi shumë mirënjohës për të gjithë nikoqirët tanë për organizimin e një vizite kaq të paharrueshme. Po numërojmë ditët derisa të kthehemi”, shtuan ata.

Harry, 39 vjeç dhe Meghan, 42 vjeçe, ndanë gjithashtu një foto të re ekskluzive nga darka e “One Year to Go” në Qendrën e Konventave të Vankuver-it.

Princi Harry dhe Meghan Markle.

Fotoja tregon çiftin duke buzëqeshur në vendet e tyre në galën e mbrëmjes, ku Princi Harry kishte veshur një kostum të errët dhe Meghan kishte veshur një fustan jeshil ulliri nga labeli kanadez Greta Constantine.

Darka “One Year to Go” ishte paraqitja e fundit e Dukës dhe Dukeshës së Sussex javën e kaluar për festimet e numërimit mbrapsht të Lojërave “Invictus 2025”.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të qeverisë dhe “Four Host First Nations” plus anëtarë të Fondacionit “Invictus Games” dhe sponsorë të shumtë.

Michael Bubble, Princi Harry.

Michael Buble dhe Luisana Lopilato, me të cilët Meghan dhe Harry patën një takim të dyfishtë, ishin gjithashtu të pranishëm dhe këngëtari kanadez u ngjit në skenë për të performuar një këngë.

Para se të fillonte të këndonte, Buble i tha audiencës se sa i lumtur ishte që “mund t’i shfaqte Harryt dhe Meghan-it se sa i bukur është ky vend”.

Tekstet, të cilat Buble i shkroi me Paul Anka në melodinë e “My Way”, nderuan Princin Harry si “vizionar” dhe i dërguan “urime shëruese” mbretit Charles, i cili po i nënshtrohet trajtimit pasi Pallati Buckingham njoftoi më 5 shkurt se ai u diagnostikua me kancer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore