Shqipëria

Mediat turke: Kapen 1.5 ton hashash nga Shqipëria në Turqi, 3 shqiptarë në pranga


Mëngjesin e së martës së 7 dhjetorit, mediat turke kanë raportuar se është rikthyer linja e vjetër e trafikut të drogës me gomone nga Shqipëria drejt Turqisë.

Në provincën e Mugla-s në Turqi, është kapur një sasi prej 1.5 ton hashash teksa janë arrestuar tre persona, të tre shqiptarë.

Sipas deklaratës së Guvernatorit të Izmir-it, është nisur një hetim mbi informacionin se një sasi e madhe droge do të sillej nga Shqipëria në rrugë.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Kryeprokurorët Publikë të İzmir-it dhe Torbal-it, pas ndjekjes teknike dhe fizike nga ekipet e Degës Kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar të Komandës së Xhandarmërisë së Provincës İzmir (KOM), u krye një operacion, nën koordinimin e komandës së xhandarmërisë së krahinës Muğla dhe komandës së rojës bregdetare.

Në operacion u sekuestruan afro 1.5 ton kanabis, u ndaluan tre të dyshuar dhe u sekuestruan tre pistoleta.

Nga ana tjetër, sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se të dyshuarit e kanë sjellë drogën me skaf, më pas e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë fshehur në zonën pyjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore