Të paktën edhe në dy raste të tjera presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka refuzuar ta dorëzoi bagazhin e saj për t’u skanuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me arsyetimin e imunitetit diplomatik të presidentes.
Kështu të paktën raporton mediumi maqedonas, Alsat, duke u thirrur në procesverbalet e Policisë së Maqedonisë së Veriut.
Rasti i parë me bagazhin e Osmanit ka ndodhur më 16 shtator të vitit të kaluar, shkruan Alsat.
“Në sektorin VIP të aeroportit mes personit që ka përgjegjësinë e protokollit të delegacionit dhe shërbimi për siguri në aeroport ka pasur keqkuptim sepse përgjegjësi i protokollit duke u thirrur në imunitetin diplomatik të presidentes nuk është pajtuar që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kontrollohet në skaner”, thuhet në procesverbalin e datës 16.09.2023, raporton Alsat.
E njëjta situatë si ajo e 16 shtatori është përsëritur edhe më 9 tetor.
Pala kosovare, siç shkruan Alsat, ka vlerësuar se falë imunitetit diplomatik, presidentes nuk duhet t’i kontrollohet bagazhi.
“Pasi kanë arritur në sektorin VIP, personit që ka përgjegjësi sigurinë e delegacionit dhe udhëheqjen e protokollit (që atë ditë ishte personi D.M me numër identiteti 5785) i është thënë (nga delegacioni i Kosovës) se nuk pajtohen që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të futet në kontroll skaneri”, thuhet në procesverbalin e datës 09.10.2023, shkruan Alsat.
Më 1 gusht Zyra e Presidentes së Kosovës akuzoi autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se, Osmanit është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit.
Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, tha se pavarësisht faktit që i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, “ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për t’i hapur rrugën”.
Në mbrëmjen e 2 gushtit, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut shprehu “keqardhje për keqkuptimet që ndodhën gjatë udhëtimit të djeshëm të presidentes Osmani në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit”.
Pala maqedonase më 1 gusht po ashtu tha se ka nisur hetimin e këtij rasti. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut deklaroi se pasi Osmani kaloi kontrollin kufitar, “erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, [polic] me dy persona të tjerë [policë] dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e Aeroportit dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentes”.
Presidenca kosovare më 1 gusht tha se e kishte informuar kryeparlamentarin Afrim Gashi për incidentin, duke e falënderuar për ndihmën.
Gashi, më 2 gusht, sqaroi se ai ka ndërhyrë vetëm për të “shmangur një incident diplomatik”.
Nga kompania TAV e cila menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, thanë se departamenti i sigurisë, në kuadër të përgjegjësive, ka kryer kontroll standard të sigurisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Von der Leyen pret liderët e BP-së: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
-
PSD: Kurti dhe Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiç-it sipas kritereve që kanë vendosur për Urën e Ibrit
-
Fidan: Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Kosovën është obligimi ynë historik
-
PDK: Kurti përveç se degradoi standardin e jetesës, tash po rrezikon seriozisht të ardhmen politike të vendit
Lajmet kryesore
-
Në një Shtet ku Ligji Humb Midis Fushës dhe Korrupsionit: Komedia e Errët e Futbollit të Kosovës
-
Von der Leyen pret liderët e BP-së: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
-
Shkon në 37 numri i viktimave nga vala e dytë e shpërthimeve në Liban
-
PSD: Kurti dhe Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiç-it sipas kritereve që kanë vendosur për Urën e Ibrit