Mediumi zviceran “20 Minuten” raporton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të mbajë një fjalim gjatë këtij muaji në një panel diskutimi të organizuar nga Partia Socialdemokrate para zgjedhjeve federale të Zvicrës që pritet të mbahen më 22 tetor.
Por, njoftimi për pjesëmarrjen e Kurtit nuk është pritur mirë në shtetin helvetik.
“Fakti që Kurti tani po bën fushatë për PS-në në rolin e tij si lider i partisë së majtë është tronditës”, tha kandidati i Këshillit Kombëtar dhe presidenti i FDP-së së Cyrihut, Përparim Avdili.
Ndërsa Peter Keller, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore Zvicerane e cila është në pushtet, e përshkruan paraqitjen e planifikuar të Kurtit si “plotësisht të gabuar”.
“Zvicra nuk duhet të ndërhyjë në fushatat zgjedhore të huaja dhe vendet e huaja nuk duhet të ndërhyjnë në fushatën zgjedhore zvicerane”, thekson Keller.
Si Keller ashtu edhe Avdili shohin paralele me paraqitjet e Erdoganit në fushatë në Zvicër.
Në të njëjtën kohë, Avdili thekson se nuk dëshiron ta barazojë Kurtin me Erdoganin.
Por, për bashkë-presidentin i PS-së Cedric Wermuth, dallimi me Erdoganin është se Kurti është “një fener demokracie”.
“Sigurisht, këta njerëz marrin vendimet e tyre dhe nuk kanë nevojë që dikush t’u tregojë se si të votojnë”, thotë Wermuth.
Ai thekson se merr shumë vota nga diaspora kosovare “sepse prej shumë vitesh kemi bërë fushatë për ta”.
Ndryshe, Kurti gjatë vitit 2021, dy muaj pas formimit të Qeverisë Kurti II, kishte takuar Wermuth duke bërë të ditur se ky i fundit kishte mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje për vite me radhë.
“Gjatë takimit, një prej temave kryesore ishte mërgata e madhe e Kosovës në Zvicër dhe anembanë botës. Biseduam për krijimin e mundësive që mërgata të investojë në atdheun e tyre, por edhe për nevojën që vendi ynë ka për rikthimin e tyre. Bashkatdhetarët kanë fituar përvojë të jashtëzakonshme jashtë vendit, e janë potencial i madh për zhvillim të Kosovës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel