Sport

Medalje e artë dhe tre rekorde për Taipein në peshëngritje


Atletët e Taipeit vijojnë të kenë ecuri të kënaqëshme në Lojërat Olimpike të Tokios.

Kuo Hsing-Chun ka arritur të marrë medaljen e artë në peshëngritje, për kategorinë femra deri në 59 kg.

Ajo ka arritur të ngrejë 103 kg në stil shkëputje dhe 133 kg në shtytje, duke kapur një total prej 236 kg, por përveç medaljes, ajo ka arritur të vendos tre rekorde olimpike.

Gjithashtu, Kuo u përpoq për një rekord botëror por nuk ia doli.

Polina Guryeva nga Turkmenistani fitoi medaljen e argjendë, çka përbën medaljen e parë olimpike për atë vend.

Medalja e bronzit shkoi për Andoh Mikliko-n e Japonisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore