Sport

Medalje ari me nuanca shqiptare


Sportistja me origjinë shqiptare, Arjola Trimi ka fituar medaljen e artë në garën e notit në sesionin e tretë 50 metra shpinë në Lojërat Paralimpike të Tokios.

Notarja që garon me flamurin e Italisë, fitoi me kohën 51 “34, duke u paraqitur më mirë se britanikja Ellie Challis (55” 11) dhe notarja ruse, Iuliia Shishova e cila e mbylli garën me kohën – 57 “03.

Vetëm dy ditë më parë ajo duhej të hiqte dorë nga finalja olimpike sepse shpatulla e saj ishte dëmtuar pas garave të mëngjesit.

Në vend të kësaj – 48 orë më pas – Arjola Trimi, e lindur në Shqipëri në vitin 1987, por në Itali prej një jete të tërë, ia doli të shkruajë një prej historive më të bukura sportive të vitit.

“Unë jam një tigër! Me të vërtetë e lumtur, absolutisht nuk e prisja një kohë kaq të ulët dhe jam vërtet e lumtur”, tha Trimi pas sesionit.

Ajo e ka përshkruar si një ditë tjetër, një garë dhe ndjesi tjetër.

“Nuk më pëlqen t’i jap vetes ndonjë mbiemër, por uji më ndihmon të bëj diçka magjike. Për mua është liri absolute, të shprehem, të lëviz dhe të jap më të mirën në çdo kohë, madje edhe ato më të vështirat. Në këtë të fundit, familja ime ka qenë gjithmonë atje. Pa to nuk do të isha gruaja që jam sot”, vijon rrëfimin e emocioneve pas garës Trimi.

“Kjo medalje ari do të thotë shumë për mua. Sporti është liri, ai përfaqëson aftësinë për të shprehur veten 100% dhe për të kuptuar se si trupi reagon ndaj lëvizjeve të mia”, përmbylli deklaratën e saj Trimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore