Sport

Më të mirët e Kupës së Amerikës 2021


Kupa e Amerikës u mbyll me triumfin e Argjentinës dhe me Lionel Messi-n që më në fund theu “mallkimin” për të fituar një trofe me kombëtaren e tij.

Në përfundim të këtij turneu janë dhënë edhe çmimet për lojtarët më të mirë dhe është publikuar gjithashtu edhe formacioni më i mirë nga CONMEBOL.

Çmimet

Lojtari më i Mirë i Turneut – Lionel Messi, Argjentina.

Portieri më i Mirë i Turneut – Emiliano Martinez, Argjentina.

Lojtari më Fair Play – Thiago Silva, Brazili.

Golashënuesit më të mirë – Lionel Messi dhe Luis Diaz-i (Kolumbia) me nga katër gola.

Formacioni më i mirë me skemën 4-3-3

Portier: Martinez, Argjentina.

Mbrojtës i majtë: Pervis Estupinan, Ekuadori.

Mbrojtës qendre: Marquinhos, Brazili.

Mbrojtës qendre: Cristian Romero, Argjentina.

Mbrojtës i djathtë: Mauricio Isla, Kili.

Mesfushor: Rodrigo de Paul, Argjentina.

Mesfushor: Casemiro, Brazili.

Mesfushor: Yoshimar Yotun, Peruja.

Sulmues i majtë: Luis Diaz, Kolumbia.

Sulmues qendre: Neymar, Brazili.

Sulmues i djathtë: Messi, Argjentina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore