Aplikacione

Më shumë se 23% e ndjekësve të Elon Musk në Twitter janë “fake”


Më shumë se 23.42% e 93 milionë ndjekësve të miliarderit Elon Musk në Twitter jenë llogari false ose spam, sipas një auditimi të përbashkët nga dy grupe kërkimore të publikuar të dielën.

Të dy grupet, SparkToro dhe Followerwonk, thanë se përkufizimet e tyre për llogaritë “fake” dhe “spam” mund të mos jenë të njëjta me ato të Twitter.

Ata thanë se përdorën një sistem prej 17 sinjalesh paralajmëruese, bazuar në një algoritëm që kalonte përmes 35,000 llogarive të rreme dhe 50,000 llogarive që ekipet i shënuan si jo-spam.

Duke marrë parasysh përdoruesit joaktivë, të cilët studiuesit i përcaktuan si llogari që nuk kanë postuar në Twitter për 90 ditë, gjithsej 70.23% e ndjekësve të Musk nuk kishin gjasa të ishin “autentikë” ose “përdorues aktivë që shohin tweet-et e tij”, thanë ata.

Grupet hulumtuese theksuan gjithashtu se si 83% e ndjekësve të Musk kishin një “numër të vogël të “followers”” dhe 78% ndjekin një “numër jashtëzakonisht të vogël llogarish”.

Si i tillë, SparkToro tha se i përcakton llogaritë e rreme si “ato që rregullisht nuk kanë një qenie njerëzore që kompozon personalisht përmbajtjen e tweet-eve të tyre, konsumon aktivitetin në afatin kohor të tyre ose angazhohet në ekosistemin e Twitter”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore