Me portret familjar, Xhensila Myrtezaj, uron fëmijët në ditën e tyre

SHFLETO
Labinot Nimani
01.06.2021 11:43
Loading Icons...

Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj, është e njohur për të qënurit aktive në rrjete sociale duke shpalosur herë pas herë detaje si nga ana profesionale e muzikës, ashtu edhe nga pjesa personale e familjare.

Në një postim të fundit të bërë në llogarinë e saj të Instagram-it, Xhensila, ka publikuar një portret familjar.

Buzë detit e nën perëndim të diellit bashkë me më të dashurit e saj, bashkëshortin, Bes Kallakun si dhe vajzën, Ajkën, Xhensila dukej se po e shijonte një natë magjike me plot dashuri krah familjes.

Por, publikimi i këtyre imazheve nuk ishte krejt i rastësishëm!

Myrtezaj, ka zgjedhur që këto fotografi të tipit portret familjar t’i publikoj pikërisht më datë 1 qershor, e që ndryshe njihet edhe si – “Dita e Fëmijëve”.

Madje, artistja e hitit “Paris”, në nder të kësaj feste ka bashkangjitur edhe disa fjalë kushtuar vajzës së saj dhe fëmijëve të tjerë.

Fotografi e publikuar nga Xhensila Myrtezaj në Instagram.

“Shpirtin, zemrën, sytë plot! Gëzuar një Qershorin të gjithë fëmijëve. E tyre do të jetë mbretëria e qiejve”, mbishkroi ajo.

Ndryshe, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj dhe aktori i komedisë, Bes Kallaku, u martuan gjatë vitit 2017 teksa patën realizuar një aheng dasme super të madh, pjesë e së cilit të ftuar ishin familjarë të çiftit e kolegë të shumtë të show bizit me të cilët dyshja pos punës, gëzojnë edhe miqësi.

Në anën tjetër, Xhensila, nuk ka sjellë akoma ndonjë këngë të re gjatë këtij viti.

Projekti i saj i fundit mbetet video klipi i këngës “Panorama” në bashkëpunim me artistin, Ardian Bujupi, lansuar në korrikun e vitit 2020 e që ishte një hit i padiskutueshëm, i cili aktualisht numëron mbi 60 milionë klikime në YouTube.