Lajme

“Më paralajmëruan për një konflikt me fuqinë më të madhe ushtarake në botë”: Çfarë kishte thënë Vuçiç katër vite më parë për kthimin e forcave të sigurisë në Kosovë


Aleksander Vucic

“Fakti që fuqitë e mëdha nuk e njohin, gjegjësisht nuk kanë ndërmend të respektojnë Rezolutën 1244, për ne do të thotë se kemi shumë pak mundësi për të bërë diçka”, kishte thënë Aleksandër Vucic, president i Serbisë, në vitin 2018, kur kishte folur për mundësinë e kthimit të forcave serbe në territorin e Kosovës, për çka ka filluar të flas sërish katër vjet më vonë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në vitin 2018, nëse Serbia do vendos të kthejë forcat në Kosvoë, sic pretendojnë në Serbi, përmes rezolutës 1244, Vuçiç kishte deklaruar se “ne po luftojmë në përputhje me mundësitë shumë të vogla dhe në një hapësirë ​​shumë të ngushtë manovrimi”, duke shtuar se “nëse përpiqemi të hymë në Kosovë me ushtrinë dhe policinë tonë, NATO do ta trajtojë atë si një akt armiqësor”.

Sipas fjalëve të tij në atë kohë, ai vazhdimisht e krahasoi situatën me rezolutën për Jerusalemin, ku fuqitë perëndimore hodhën poshtë presionin e Donald Trump për të transferuar ambasadat e tyre në atë qytet, siç bëri Shtëpia e Bardhë.

“Ata e justifikuan me faktin se një veprim i tillë do të binte ndesh me rezolutën për Jerusalemin. Atëherë u thashë se të gjithë së bashku veprojnë ilegalisht kur e shkatërrojnë Rezolutën 1244 dhe pastaj ngrenë supet, shikojnë këshilltarët e tyre dhe asgjë”, tha Vuçiç.

“Vetëm e drejta e forcës është e vlefshme, dhe në përputhje me rrethanat ne duhet të përpiqemi të ruajmë paqen dhe sigurinë dhe që të gjithë ne të ndërtojmë një jetë më të mirë dhe një ekonomi më të fortë”, kishte deklaruar Vuçiç në vitin 2018.

Tash pas katër vjetësh, Presidenti i Serbisë ka njoftuar të hënën se Qeveria e Serbisë do të marrë vendim të enjten për t’i dërguar kërkesë KFOR-it për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore