Jetesë & Stil

Më në fund një lajm i ëmbël nga Pallati Mbretëror


Javë pas ndarjes nga jeta të Princit Philip, një lajm i ëmbël nga Pallati Mbretëror u publikua.

Përmes llogarisë zyrtare të “Familjes Mbretërore” në Twitter është njoftuar se Princesha Beatrice është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë nga martesa me bashkëshortin, Edoardo Mapelli Mozzi.

“Të dy jemi shumë të emocionuar që po fillojmë këtë aventurë jetese së bashku dhe mezi presim të martohemi. Ne ndajmë kaq shumë interesa dhe vlera të ngjashme dhe e dimë që kjo do të na mbajë si një çift shkëlqyeshëm në vitet në vazhdim, plot dashuri dhe lumturi”, thanë ata  në një deklaratë

Gjithashtu ky lajm “pozitiv”, pason ngjarjet e dhjetorit të vitit të kaluar, kur Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj u përballën me akuza nga opinioni publik pasi që kishin thyer rregullat strikte të Coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, teksa u panë duke darkuar me 4 persona të tjerë, të gjithë nga familje të ndryshme.

Fëmija do të jetë stërnipi i 12-të i Mbretëreshës, pas fëmijës së dytë të Princit Harry dhe Meghan Markle që do të lind në verë.

Ndryshe, Princesha Beatrice e Mozzi, u fejuan në shtatorin e 2019-tës, pas një lidhje krejtësisht të papritur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore