Me ardhjen në pushtet të VV-së, germat janë zvogëluar “për kursim letre”, Rama për Qeverinë Kurti
Gjatë mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kryeministri i kësaj të fundit, Edi Rama, ka theksuar se, prej sa ka ardhur Vetëvendosja në pushtet, “janë zvogëluar edhe shkronjat në dokumente”.
“Që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto germat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre, sepse është fakt i njohur që Vetëvendosja është një forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore”, tha Rama.
Kjo deklaratë e kryeqeveritarit shqiptar ka shkaktuar të qeshura në sallën ku po mbahet mbledhja e tetë mes dy qeverive.
Ndër të tjera, gjatë fjalimit të tij, Rama i bëri kërkesë homologut Albin Kurti për ngritjen e një Kuvendi të përbashkët Shqipëri-Kosovë.
“E fundit, kryeministër, sepse në pjesën tjetër të optimizmit që kthehet në entuziazëm e ke merak vetë, në funksion të optimizmit që kthehet në entuziazëm, unë do t’iu propozoja që duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor të parin Kuvend të përbashkët”.
Kjo, me të dyja parlamentet e mbledhura në një dhomë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mazhoranca miraton projektligjin për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë
-
Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke