
Nga 5 dhjetori, Serbisë do t’i ndalohet importi i naftës ruse përmes tubacionit kroat Janaf (Gazsjellësit Adriatik), si pasojë e hyrjes në fuqi të paketës së re të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.
Megjithëse disa vende të Bashkimit Evropian u përjashtuan nga ndalimi i importit të naftës Ruse, Serbisë nuk iu dha një mundësi e tillë.
Pavarësisht sanksioneve, raporton e përditshmja serbe Nova.rs, ministria e minierave dhe energjetikës ka deklaruar se pas datës 5 dhjetor qytetarët serb do të mund të llogarisin në furnizimin e sigurt me naftë.
“Pas datës 5 dhjetor, kur do të hyjë në fuqi paketa e tetë e sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse, do të sigurohet dërgesa pa probleme e të gjitha llojeve të naftës që disponohen në tregun e lirë, gjë që do të ruajë sigurinë e furnizimit të rafinerisë së Pançevë”, ka thënë ministra e minierave dhe energjetikës në Serbi, raporton Nova.rs.
Vendimi për ndalimin e importit të naftës ruse në Serbi kishte zemëruar mjaftë shumë liderët serbë.
Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, disa vende të BE-së janë të përjashtuara nga ky ndalim dhe e njëjta ishtë dashur të zbatohet edhe për Serbinë.
Për këtë Vuçiç, pati fajësuar Kroacinë.
Shtetet e Bashkimit Evropian, më 5 tetor, patën votuar për paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat përfshijnë kufizimin e çmimeve të naftës ruse të eksportuara nga vendet e treta.
Pas miratimit të këtij vendimi, ishte bërë e ditur se Serbia nuk do të mund të importojë naftë nga Rusia përmes Janaf-it (Gazsjellësit Adriatik), çka do të thoshte se sanksionet e vendosura ndaj Moskës praktikisht ishin bartur edhe në Beograd.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci për arrestimin e pjesëtarit të FSK-së: Do të veprohet në përputhje me rregullorët
-
Putini kërkonte ‘kolapsin energjetik’ të Berlinit
-
Italia në kërkim të punëtorëve të huaj, punëdhënësit paraqesin mbi 600 mijë aplikime
-
I arrestuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, e konfirmon Ministria e Mbrojtjes