
Sony do të prezantojë gjeneratën e re të kufjeve TWS, modelin e koduar WF-1000XM5, në javën e ardhshme, më 24 korrik.
Edhe pse kompania ende nuk ka zbuluar shumë detaje rreth tyre, fokusi i tyre është i qartë: përmirësimi i zhurmës.
Ka pasur shumë spekulime rreth modelit XM5. Kufjet e reja do të jenë më të vogla dhe më të lehta, pesha e tyre pritet të jetë vetëm 5.9g, krahasuar me versionin aktual që ka një peshë prej 7.3g. Gjithashtu modelet e reja do të ofrojnë një jetëgjatësi të baterisë deri në 24 orë.
Raportohet se kufjet do të vijnë me teknologjinë 8.4mm Dynamic Driver X dhe do të përdorin procesorë të Sony-t.
Kombinimi i kësaj teknologjie me tre mikrofonë do të mundësojë trajtimin më të mirë të zhurmës, duke e reduktuar atë në nivelin e duhur për një dëgjim cilësor.
Megjithatë, një lajm i keq është se këto kufje pritet të kenë një çmim prej 320€, duke u rritur nga çmimi i modeles paraprake, WF-1000XM4, që ishte 280€.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com