Lajme

Më 22 maj do rivotohet në disa vendvotime në Maqedoni të Veriut


Nga mbledhja e Komisionit Shteteror Zgjedhor

Më 22 maj në Maqedoni të Veriut do të ketë rivotim në disa vendvotime, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së shtunës nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSZH), në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Dasheveski, ka njoftuar se në 6 vendvotime në Njësinë Zgjedhore 5 dhe 1 vendvotimi në Njësinë e 6 Zgjedhore do të rivotohet më 22 maj, përkatësisht të mërkurën.

Në Njësinë Zgjedhore 5 do të rivotohet në vendvotimin 1470/1, atë 1470 në komunën e Dollnenit. Vendvotimi 1184, ai 1202 në komunën e Krushevës, vendvotimi 1884 në komunën e Strugës dhe vendvotimi 1272 në komunën e Ohrit.

Ndërsa, në Njësinë Zgjedhore 5, do të ketë përsëritje të votimit në vendvotimin 2101 në komunën e Zhelinës.

Këto rivotime vinë pasi që ka dyshime se ka pasur keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor.

Mirëpo, sipas “Frontit Evropian”, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti, këto po bëhen në mënyrë që atyre t’u merren dy deputetë, pasi që në zgjedhjet e 8 majit ky Front mori 19 deputetë, duke u renditur i dyti në nivel republikan.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut, sa i përket kampit shqiptar, fitues me mbi 30 mijë vota doli “Fronti Evropian”, i cili mori 19 deputetë, apo 6 më shumë sec fitoi koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN”, të cilët morën 13 ulëse në kuvend.

Ndërsa, te kampi maqedonas, fitues absolut është partia nacionaliste VMRO-DPMNE, e cila siguroi plotë 58 ulëse në parlamentin e Maqedonisë së Veriut nga 120 sa i ka gjithsejtë, derisa LSDM-ja, partia që deri më tani kishte pushtetin mori vetëm 18 deputetë – rezultatin më të dobët në histori të saj.

Ulëse në kuvendin maqedonas kanë fituar edhe dy parti të tjera maqedonase. Nga 5 sosh i kanë marrë e majta ekstrem “Levica”, dhe Lëvizja “ZNAM”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore