Muzikë

Më 14 mars, Maluma performon në Tiranë – kërkon tavolinë Ping-Pongu në prapaskenë


Maluma - Artist

Ardhja e këngëtarit të famshëm latin në Shqipëri, Malumas, tashmë është bërë tema më e përfolur së fundmi, pas një mori anulimesh për shkaqe të ndryshme teknike – por, sigurisht përpara performancës, ylli i muzikës i ka paraqitur edhe kërkesat e tij.

Tanimë është zbuluar se cilat ishin disa nga kriteret e yllit të hitit “Sobrio”, teksa më interesantja vijon të jetë, posedimi i një tavoline Ping-Pongu.

Maluma.

“Stafi i tij janë të jashtëzakonshëm, sigurisht që ata kanë kërkesat e tyre. Për shembull, një kërkesë shumë interesante, ishte tavolina e një Ping-pongu, e cila është e panegociushme”, ka thënë Uarda Koçi nga ekipi organizativ në një intervistë për “Shqipëria Live”.

Bazuar në një bisedë, të cilën Koçi thotë ta ketë pasur me menaxherin e Malumas, kriteri i lartëcekur nuk është diçka e re për ta, pasi që një kërkesë të tillë ylli latin e ka për të gjitha vendet ku performon.

Maluma.

“Nga kërkimet që kemi bërë, se jemi njerëz të fushës dhe realisht donim të kuptonim nëse ishte thjesht një tekë apo i duhej diçka. Dhe nga kërkimet e bëra dhe kontakti me menaxherin, na rezultoi që kjo shërbente për ta shkarkuar stresin”, ka thënë ajo.

Por, jo vetëm tavolina e Ping-Pongut është pjesë e listës së kërkesave të super yllit të muzikës botërore – pjesë bëjnë edhe kafeja, çaji, mjalti e çamçakëzët.

Maluma.

“Është shumë e rëndësishme kafeja për të, do të kemi një shërbim kafeje shumë serioz në prapaskenë – çajin dhe mjaltin. Në fakt i kemi sugjeruar stafit të tij një sërë produktesh nga kërkesat e tij do të jenë produkte vendore, brende shqiptare”, ka thënë Koçi.

“Një gjë tjetër interesante është çamçakëzët pa sheqer, e ka shumë të rëndësishme të përtypet – janë këto disa produkte apo sjellje që të ndihmojnë ta shkarkosh stresin. Sigurisht që ka kërkuar edhe pjesën e alkoolit dhe gjërave tjera”, ka shtuar ajo.

Gjithsesi, Maluma ishte planifikuar të performonte në Tiranë, fillimisht në vitin 2020, më saktë më datën 14 të atij muaji, por që një organizim i tillë ishte anuluar për shkak të shpërthimit të pandemisë me Coronavirus dhe rritjes së rasteve me COVID-19.

Artisti me famë internacionale do të shfaqet në një skenë gjigande në Tiranë, të hënën e 14 marsit të këtij viti në sheshin “Nëna Tereza”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore