Mbyllet numërimi në Pogradec, PS shpallet fituese

SHFLETO
Ana Gjoka
27.04.2021 10:14
Loading Icons...

Në qytetin e Pogradecit është mbyllur numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare.

Partia Socialiste (PS) është shpallur fituese me 15 mijë e 430 vota, ndërsa Partia Demokratike (PD), ka marrë 12 mijë e 369 vota. Janë numëruar 104 qendra votimi nga 106 që ndodhen në Pogradec.

Në këtë Bashki janë shpallur si të pavlefshme 2 mijë e 779 vota, ndërsa të vlefshme janë shpallur 31 mijë e 466 prej tyre.

Në të gjithë zonën e Pogradecit kanë votuar 34 mijë e 248 qytetarë, nga 72 mijë e 502 votues të regjistruar.

Deri më tani, në rang kombëtar, PS ka marrë 685 mijë e 97 vota, ndërsa PD ka marrë 555 mijë e 104. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) rezulton me 97 mijë e 469 vota.

Deri më tani janë numëruar 4 mijë e 745 qendra votimi nga 5 mijë e 199.