Lojëra

Mbrojtja e Apple-it ndaj Epic Games


Për t’u mbrojtur ndaj akuzave të antitrustit nga prodhuesi i Fortune, Epic Games, kompania amerikane teknologjike, Apple, ka deklaruar se ka në plan të argumentojë se po përballet me një konkurrencë të madhe në treg me transaksionet e videolojërave.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se vitin e kaluar Epic ka paditur Apple-in në gjykatën federale të Kalifornisë mbi sistemin e saj të pagesave në aplikacion dhe praktikën antikonkurruese të kompanisë për të ushtruar kontroll mbi aplikacionet që mund të instalohen në pajisjet e saj.

Akuza e Epic-ut vjen pas mosmarrëveshjeve që lindën pas përpjekjeve të kompanisë për të zbatuar sistemin e vet të pagesave brenda aplikacionit në lojën Fortune. Çka pasoi me ndalimin nga Apple-i të lojës në dyqanin e saj të aplikacioneve, App Store.

Çështja pritet të trajtohet në gjykatë në muajin maj dhe do të vendoset se cili nocion i tregut është i saktë për të analizuar lëvizjet e Apple-it për shenjat e sjelljes antikonkurruese.

Sipas Epic-ut, Apple-i që disponon një bazë të instaluar prej më shumë se një miliard përdoruesish, përfaqësojnë tregun e zhvilluesve të software-ve.

Kompania ka argumentuar se Apple-i ka fuqi monopoli mbi këtë treg pasi vendos se si përdoruesit të instalojnë software në pajisje. Madje, po abuzon me këtë fuqi duke i detyruar zhvilluesit të dorëzojnë software-in e tyre përmes App Store-it ku zhvilluesit do të duhet t’i nënshtrohen tarifave për disa transaksione.

Mirëpo, Apple-i i hodhi poshtë këto nocione duke thënë se tregu i duhur për të analizuar çështjen është tregu i transaksioneve të videolojërave, i cili përfshin platforma si Nintendo Co Ltd dhe Microsoft Corp Xbox.

Reuters zbulon se Apple-i ka deklaruar gjithashtu se ka në plan të argumentojë që konsumatorët kanë shumë zgjedhje mbi mënyrën se si të kryejnë transaksione të videolojërave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore