Sport

Mbrojtësi i Kosovës ndiqet nga skuadra gjermane


Futbollisti i Kosovës, Betim Fazliji, zhvilloi një sezon shumë të mirë me skaudrën zvicerane, St. Gallen.

Në këtë mënyrë, disa klube janë të interesuar për ta transferuar mbrojtësin kosovar, ku e fundit në listë është skuadra gjermane, St. Pauli.

Gazeta zvicerane, “Blick” raportojn se St. Pauli pritet ta bëjë një ofertë për Fazlijin në orët e ardhshme.

St. Pauli në sezonin që lamë pas, ishte shumë afër ngjitjes në Bundesliga, megjithatë ata dështuan ndeshjet e fundit në kampionat.

23-vjeçari Fazliji mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si mesfushor defensiv. Ai ka kontratë me St. Gallen-in deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ende nuk është bërë e ditur asgjë sa i përket shifrës për të cilën po mendon ta shpenzojë klubi gjerman.

Fazliji që nga fillimi i karrierës së tij ka qenë pjesë e St. Gallen-it. Me skuadrën seniore ka zhvilluar 97 ndeshje në total, ka shënuar pesë gola dhe e ka një asistim.

Ndërkohë me Kosovën është paraqitur në 14-të ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore